
E rëndë! 18-vjeçari godet me mjet prerës 45-vjeçarin, i plagosuri dërgohet për mjekim në spitalin e Gjakovës! I riu u arratis, por u vetëdorëzua pas…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë mëngjesin e sotëm ku një 45-vjeçar është goditur me mjet prerës nga një i ri.
I plagosuri me iniciale A. M. është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.
Ndërsa 18-vjeçari me iniciale F. S., pas kontrolleve të policisë, nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe gjendja e të plagosurit.
Njoftimi i policisë:
Tropojë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:40, shtetasi F. S., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., rreth 45 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për kapjen e autorit, i cili nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi