E drejta e votimit për emigrantët, Bylykbashi: Janë baseni më i madh i votave të lira! Mazhoranca refuzon që shqiptarët jashtë vendit të…

E drejta e votimit për emigrantët, Bylykbashi: Janë baseni më i madh i votave të lira! Mazhoranca refuzon që shqiptarët jashtë vendit të…

Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD-së, gjatë një tryeze me partitë opozitare, ku është diskutuar mbi reformën zgjedhore, është shprehur se “vota e emigrantëve është baseni më i madh i votave të lira”.

Gjatë fjalës së tij, demokrati u shpreh se administrata publike nuk duhet të marrë pjesë gjatë fushatës zgjedhore, por kjo nuk është pranuar.
Ndër të tjera, Bylykbashi tha se për votat e emigrantëve mund të aplikohet sistemi me një postë ndërkombëtare, duke shtuar më tej se qëllimisht socialistët kanë diskutuar 4 vjet për të futur si një të drejtë votën e diasporës, pro nuk është bërë asgjë.
Bylykbashi tha se janë mbi 2.2 mln shqiptarë që jetojnë jashtë, ndërkohë që të regjistruar janë vetëm 18 mijë, ose më pak se 1 %, madje edhe këta të zgjedhur në mënyrë selektive.
“Ka humbur partia socialiste në mënyrë të qëllimshme 4 vite deri në këto moment, ka koha kur në Kodin zgjedhor në vitin 2020 u fut detyrimi për shtetin për të garantuar votën e diasporës. Nuk po diskutojmë ta bëjmë sot, ka hyrë që në vitin 2020, 4 vite nuk kanë bërë gjë. Në 4 vjet kanë regjistruar në këtë periudhë 18 mijë shtetas shqiptarë, kaq janë regjistruar. Me të drejtë votë mund të jenë 12-14 mijë.
Pra janë më pak se 1% e atyre që kanë të drejtën e votës dhe që jetojnë jashtë. Duhet të jenë më shumë sikur ky census të jetë i rregullt. Janë 4.6 milion shqiptare të regjistruar në regjistrin e gjendjes civile dhe i bie që 2.2 milion janë jashtë Shqipërisë, por numri mund të jetë edhe më i lartë. Regjistrimi është bërë në mënyrë selektive”, tha ai.
Ai shtoi se kanë kërkuar të hiqet Ministria e Brendshme nga ekuacioni dhe regjistrimi të ndodh në KQZ, e të përdoret një postë ndërkombëtare të sigurtë.
Po ashtu, opozita ka kërkuar të mos jetë jetë domosdoshmëri adresa e ligjshme e një shtetasi që ndodhet jashtë Shqipërisë, si kusht për të pasur të drejtën e votës, por maxhoranca ka refuzuar.
“Ne kemi kërkuar edhe diçka tjetër që qeveria nuk bie dakord, që është të mos jetë domosdoshmëri adresa e ligjshme e një shtetasi që ndodhet jashtë Shqipërisë, si kusht për të pasur të drejtën e votës”, tha ai. “Vota e emigrantëve është baseni më i madh i votave të lira, jo të lira në para, por të lira se nuk i kap dot!”, thekoi ai më tej.
Deputeti i PD-së, i cili është edhe bashkryetar i komisionit për reformën zgjedhore, tha se socialistët nuk kanë vullnet për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me votën e emigrantëve, për të cilat tha se janë një basen që jo vetëm nuk mund të kapen, por mund të ndikojnë në rotacionin e pushtetit.
“Kemi kërkuar që të përfshihen penalitete në Kodin Penal, por nuk pranohet nga socialistët, pasi është sistemi i patronazhimit”, tha Bylykbashi.
Ndër të tjera, demokrati ka vënë theksin te koalicionet zgjedhore që nuk lejohen, ndërsa u shpreh se nëse do të kishim koalicionet, do të kishim një Parti Socialiste me 69 mandate, pa pasur mundësi që të kishte mandatet e nevojshme për të formuar qeverinë, ndërkohë që në 2021-in, përfitoi 5 mandate shtesë, duke shkuar në 74.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi