Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita: Zgjedhjet në Shqipëri, mundësi për krijimin e një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë

Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita: Zgjedhjet në Shqipëri, mundësi për krijimin e një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Chris LaCivita, i ka cilësuar zgjedhjet në Shqipëri si pikëmbështetje pro-amerikane në Evropë.

Në një postim në rrjetin social “X”, LaCivita ka reaguar mbi shkrimin e medias konservatore në Amerikë, ‘The Federalist’, e cila paralajmëronte fitoren e lideri të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, në zgjedhjet e 11 majit.
 “Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë’, shkruan në X LaCivita.
Kujtojmë se Chris LaCivita është një nga strategët e fushatës së rikthimit të Donald Trump si President i 47-të i ShBA-së.

Albania’s Elections Could Install Pro-America Beachhead In Europe https://t.co/7P4B4oGk6L
— Chris LaCivita (@ChrisLaCivita) March 6, 2025

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente