“Do ulim çmimin e energjisë!”- Berisha: 7 lekë për qytetarët, 6 për biznesin! Këta punësojnë mijëra patronazhistë dhe ia faturojnë shqiptarëve

“Do ulim çmimin e energjisë!”- Berisha: 7 lekë për qytetarët, 6 për biznesin! Këta punësojnë mijëra patronazhistë dhe ia faturojnë shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me demokratët në Durrës, është shprehur se me ardhjen në pushtet, PD do të ul çmimin e energjisë.

Berisha tha se çmimi për qytetarët do të jetë 7 lekë, ndërsa për biznesin 6 lekë, ndërsa nuk kurse as qeverinë, për të cilët tha se “këta e rëndojnë gjithçka duke punësuar me mijëra patronazhistët dhe duke u faturuar këtë qytetarëve në çmim”.
Ndër të tjera kreu i PD tha se do ketë përgjysmim të çmimit të ujit. “S’mund të paguajnë ata për vjedhjet e ujësjellësve”, tha ai.
Berisha: Do ulim çmimin e energjisë, 7 lek për qytetarët, 6 lek për biznesin. Këtë e bazojmë sepse energjinë ne si vend e prodhojmë me kaskadën e Drinit, që e ka nxjerrë veten disa herë, por këta e rëndojnë gjithçka duke punësuar me mijëra patronazhistët dhe duke u faturuar këtë qytetarëve në çmim.
Do funksionoj si ndërmarrje publike me të gjitha kriteret e menaxhimit, kurse qytetareve do u ulet, sepse kostoja e sotme, me dyfishin e personelit që ka është rreth 28 lekë, ndërsa këta e shesin me 85 lekë me çmimin e ri që vendosën.  Do ketë përgjysmim të çmimit të ujit. S’mund të paguajnë ata për vjedhjet e ujësjellësve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente