“Do ta paguajë 10-fish atë që të bëri ty”- Si ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu u kërkoi bandave të hakmerren për gazetarin Saimir Kodra! Zbardhen bisedat në SkyECC: Ruhej shumë qeni, por do e kap
Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është në mesin e 21 personave për të cilët SPAK ka lëshuar 21 urdhër arreste për lidhje me bandat kriminale në qytetin e Elbasanit.
Pas zbardhjes së përgjimeve në aplikacionin e koduar SkyEcc është zbuluar se Pajtime Fetahu ka bashkëpunuar me bandat ndaj gazetarit Saimir Kodra, pas denoncimit në emisionin investigativ të çështjecve korruptive të ish-gjyqtares.
Në bisedën, e bërë publike në emisionin “Opinion”, Pajtime Fetahu komunikon me një personazh në lidhje me gazetarin. Bashkëbiseduesi siguron ish-gjyqtaren se do të hakmerret ndaj Saimir Kodrës duke u shprehur se do ta paguajë 10-fish.
“Ai, djali i vogël, të gënjej me jetën time, nuk ka djegur asgjë, po pse ty do të gënjej unë, ai mund të ketë djegur shtëpinë e familjarëve të Saimir të Stopit, se kam të sigurt. Unë kam menduar që e ke kuptuar. Atë e kanë bërë shokët e mi me dijeninë time. Në fakt unë doja të dëmtoja direkt Saimirin, ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty, ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë më shumë me të, se e di jemi të ngarkuar.
Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jam marrë personalisht”, thuhet në bisedën e zbardhur.
LEXONI EDHE: Operacioni i SPAK në Elbasan, zbardhen emrat e 21 personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër arreste
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi