Dhunohen me grushte dy persona tek Liqeni Artificial, gjatë sherrit 26-vjeçari u rrëzua në një shkallë betoni dhe… Në pranga një prej autorëve
Dy persona janë dhunuar me grushte ditën e djeshme tek Liqeni Artificial. Raportohet se dy të dhunuarit janë 50-vjeçari me iniciale A. M., dhe 26-vjeçari me iniciale R. C..
Ky i fundit raportohet se gjatë sherrit, i cili dyshohet se ka ndodhur për motive të dobta, është rrëzuar në një shkallë betoni dhe për pasojë është dëmtuar. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë raportohet se është arrestuar një nga autorët, 46-vjeçari me iniciale F. M., dhe 34-vjeçari me iniciale Xh. B., të dy banues në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. B., banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në orën 19:00, te liqeni artificial, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasit A. M., 50 vjeç dhe R. C., 26 vjeç. Gjatë konfliktit, shtetasi R. C. është rrëzuar në një shkallë betoni dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, raporton Policia e Tiranës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi