Ceremonia e ndarjes së çmimit “Karlspreis – Karli i Madh”, Rama: Të drejtat e qytetarëve shqiptarë garantohen vetëm nëse jemi pjesë e BE-së!

Ceremonia e ndarjes së çmimit “Karlspreis – Karli i Madh”, Rama: Të drejtat e qytetarëve shqiptarë garantohen vetëm nëse jemi pjesë e BE-së!

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalite me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, vijnë në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se të drejtat dhe liritë e qytetarëve shqiptarë garantohen vetëm përmes Bashkimit Europian.
Edi Rama: Ajo që dua të them është se nuk jam i lumtur kur shoh të rinj që nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është politika dhe që e duke e skartuar politikën mendojnë se ikin asaj.
Është një iluzion të besoj se nëse rri jashtë saj nuk do prekesh nga ajo. Sa më shumë të qëndrosh larg saj aq më të mëdha janë shanset për t’u prekur negativisht prej saj, sepse ajo ka të bëjë me pjesëmarrjen jo me profesionin.
Ka të bëjë me angazhimin si qytetar të angazhohesh si dikush që kujdese për të drejtat e tij dhe të saj. Dhe pse jam kaq i fiksuar për ta çuar Shqipërinë në BE, deri sa ne të shkojmë në BE ka gjëra që nuk do jenë të sigurta, ndaj kur më pyesin çfare plani B ka Shqipëria? I them që nuk ka plan B, përkundrejt lirive individuale. Dhe nëse doni të negocioni lirinë tuaj atëherë hiqni dorë nga BE. Nuk ka plan B kundrejt shteti të së drejtës dhe të qenit të barabartë para ligjit. Barazia para ligjit garantohet vetëm nëse je pjesë e BE-së.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente