
“Ceno Klosi po hetohet për 4 vepra të rënda penale”- Gazetarja Lala: SPAK ka shtrirë hetimet deri në Angli! Në qarkun që drejton Balluku po hidhen para të mëdha! Prokuroria e Posaçme të veprojë
Gazetarja Klodiana Lala tha se zgjedhjet e 11 majit nuk do të jenë normale, por do të jenë të tensionuara me kryefjalë SPAK . Sipas saj në listat e të dyja krahëve politike ka persona që kanë probleme me ligjin, por ajo u ndal kryesisht tek Ceno Klosi, ish kreu i Tatimeve që kandidon në qarkun e Fierit, që drejtohet nga Belinda Balluku.
E ftuar në emisionin “Log” në News24, Lala deklaroi se Ceno Klosi është një kampion i shumëpërfolur nga SPAK dhe që po hetohet për 4 vepra të rënda penale.
Nëse ai zgjidhet deputet – tha Lala- do kemi një njeri të veshur me pushtet ndërkohë që është me rekorde.
“Olta Xhaçka dy herë ministre, nën hetim për shkatërrimin e pronave të ushtrisë, me bashkëshortin investitor strategjik dhe i ofrohet si alternative qytetarëve të Tiranës. Klotilda Bushka, nën hetim për një vepër që ka tentuar të prekë sistemin e drejtësisë duke intimiduar dëshmitarët për çështjen e kryebashkiakut. SPAK duhet të veprojë në këto raste. Ceno Klosi, një kampion i shumëpërfolur nga SPAK, po hetohet për 4 vepra të rënda penale si korrupsioni, dyshime për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe të tjera me radhë. SPAK thotë i kam shtrirë hetimet deri në Britani, ku ai ka jetuar për një pjesë të kohës. Fakti që mund të dalë nesër ndaj tij patjetër që mund ta rëndojnë pozitën penale. Nesër mund të kemi një njeri të veshur me pushtet ndërkohë që është me rekorde. Plarent Ndreca nje person zyrtarisht nën akuzë. Me asnjërin nuk kam asgjë personale”, tha Lala.
Po ashtu, Klodiana Lala tha se fokusi i SPAK duhet të jetë tek qarqet më problematike, si Fieri, Durrësi apo Elbasani. Sipas saj, në Fieri ku edhe drejtuese politike është Belinda Balluku po hidhen para të mëdha.
“Si po financohet fushata në Tiranë? SI po financohet fushata në diasporë? Fushata në qarkun e Fierit, ku Balluku është drejtuese politike, po hidhen shumë para, nuk di nëse janë para korrupsioni, ama foksi i SPAK duhet të jetë te këto qarqe që janë problematike”, u shpreh Lala.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi