“Çdo aksion është i pranueshëm”- Ilir Alimehmeti për mosbindjen civile të opozitës: Fjala e lirë po dënohet me burg! Ne kemi përgjegjësinë tonë, por…

“Çdo aksion është i pranueshëm”- Ilir Alimehmeti për mosbindjen civile të opozitës: Fjala e lirë po dënohet me burg! Ne kemi përgjegjësinë tonë, por…

Anëtari i Këshillit Bashkiak të opozitës thotë se shteti nuk ka karakteristikat e një shtetit demokratik. Sipas tij, për aq kohë sa i gjithë faktori opozitar ka të njëjtin qëllim, çdo aksion është i pranueshëm.

Sipas Alimehmetit, duhet bërë diçka patjetër pasi shteti nuk po funksionon më dhe të rinjtë po ikin sepse nuk shohin më shpresë në këtë vend.
“Unë mendoj që i qëndrojmë parimit dhe parimi është i drejtë, pastaj forma e veprimit duhet diskutuar. Ka forca të ndryshme opozitare mendojnë ndryshe. Por unë mendoj sa kohë është drejt të njëjti qëllim cdo aksion është i pranueshëm”, tha Alimehmeti në News24.
Gjithashtu, Alimehmeti u shpreh se në këtë shtet nuk ka më balancë fuqish, sepse mazhoranca po merr vendime e vetme dhe deputeti i opozitës po dënohet për fjalën e lirë.
“Nuk do ndodhte gjithçka me shkop magjik, unë nuk mendoj se jetojmë në një shtet apo kohë me një përkufizim, sepse nëse shteti do ishte i drejtë nuk do kishte nevojë për revoltë por në nuk jetojmë në një shtet demokratik sepse nuk i kemi ato karakteristika sepse nuk kemi as balancë fuqie sepse mazhoranca bën çfarë do.
Këtu grupi parlamentar i PS del mbi gjykatën, pra kushtetuta ka rënë. Po dënohet deputeti i opozitës pra fjala e lirë në këtë shtet po dënohet me burg. Këtë demokraci s’mund ta lejojmë të bie do bëjmë diçka, si shtrihet në hartë e në kohë”, tha Alimehmeti.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi