Britania kërkon një marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët? Rama përgjigjet prerë: Është ekskluzivitet vetëm i Italisë, kemi dashuri të pakushtëzuar

Britania kërkon një marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët? Rama përgjigjet prerë: Është ekskluzivitet vetëm i Italisë, kemi dashuri të pakushtëzuar

Ndonëse Britania po diskuton një marrëveshje për emigrantët, si Italia me Shqipërinë, kryeministri Edi Rama duket se nuk do t’ia japë këtë mundësi.

“Nuk duhet të shikojnë nga vendi ballkanik për një partner”, tha kryeministri shqiptar Edi Rama për Euronews.
“Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar”, tha Rama duke folur të enjten në Parlamentin Europian.
Paralajmërimi i tij i përsëritur vjen disa ditë pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se homologu i saj britanik Keir Starmer kishte shprehur “interesim të madh” për skemën.
Shqipëria po ofron një zgjidhje pragmatike, shpjegoi Rama.
“Ne vendosëm ta bëjmë këtë marrëveshje emigracioni bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë,” tha ai, ndërsa shtoi “Sigurisht që është më mirë sesa thjesht të luftosh ideologjikisht për këtë çështje dhe të mos bësh asgjë”.
Sipas marrëveshjes pesëvjeçare të arritur mes Tiranës dhe Romës nëntorin e kaluar, emigrantët e kapur në det nga autoritetet italiane do të transferohen në qendrat e pritjes pranë portit shqiptar të Shëngjinit, ku kërkesat e tyre për mbrojtje ndërkombëtare do të përpunohen me shpejtësi nga personeli italian dhe më pas do të vendosen në qendrën e azilkërkuese të Gjadrit me një kapacitet deri 3 mijë persona.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi