“Betejë e fituar për qytetarët”- GJK rrëzoi tatimin 15% për profesionet e lira, Jorida Tabaku: Nuk kishte bazë ligjore! Ndryshimi bëhet përmes institucioneve

“Betejë e fituar për qytetarët”- GJK rrëzoi tatimin 15% për profesionet e lira, Jorida Tabaku: Nuk kishte bazë ligjore! Ndryshimi bëhet përmes institucioneve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi tatimin 15% për profesionet e lira është një fitore për qytetarët.

Në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, Tabaku tha se nuk kishte bazë ligjore për të tatuar atë kategori punonjësish.
“Pas paraqitjes së argumenteve dhe fakteve ne fituam sot një betejë për të gjithë këto profesione të lira. Në fituam një betejë sepse GJK sot doli me vendim që tatimi mbi profesionet e lira është antikushtetues, që i diskriminonte profesionet e lira. Për këtë arsye nuk  ka asnjë bazë ligjore që ky tatim të trajtohet ndryshe nga profesionet e lira. Kjo është një betejë e fituar e grupit parlamentar të PD, e profesionistëve të lirë, por më tepër është një betejë e fituar për qytetarët shqiptarë, për shtresën e mesme, për ata që punojnë me mundim dhe në mënyrë të padrejtë ishin duke u taksuar më shumë se cdo biznes tjetër”, tha Tabaku.
Tabaku falënderoi të gjithë profesionet e lira dhe ata që besuan tek grupi parlamentar ri PD. Kështu fitohen betejat, u shpreh deputetja demokrate.
“Unë e konsideroj këtë një fillim të mirë dhe për të treguar se sot duhet të kemi besim tek institucionet, tek politika si mjet ndryshimi, por duhet të kemi edhe të ajo rrugë që kemi nisur që besoj është rruga e drejtë”, u shpreh Tabaku.
Për ata që kanë paguar këtë taksë antikushtetuese, Tabaku u shpreh se pasi të zbardhet vendimi “ do të përpiqemi të rregullojë çdo pasojë që do ketë tek ata që e kanë paguar”.
“Treguam se duke qenë në anën e shumicës dhe të punës, sot kemi arritur një rezultat pozitiv në sytë e shqiptarëve që një sistem i drejtë dhe që vlerëson punën mund të ngrihet dhe duhet të ngrihet. Shpresoj të jetë fillimi i shumë kauzave të tjera që do ti çojmë deri në fund”, përfundoi Jorida Tabaku.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/beteje-e-fituar-per-qytetaret-gjk-rrezoi-tatimin-15-per-profesionet-e-lira-jorida-tabaku-nuk-kishte-baze-ligjore-ndryshimi-behet-permes-institucioneve/”>Burimi</a>

Ky lajmë ka
0 Komente