Berisha ironizon Veliajn: Nëse vërtetë i është rikthyer agjërimit, Zoti ia pranoftë! Të gjitha vjedhjet t’ua kthejë të varfërve, të pastrojë shpirti

Berisha ironizon Veliajn: Nëse vërtetë i është rikthyer agjërimit, Zoti ia pranoftë! Të gjitha vjedhjet t’ua kthejë të varfërve, të pastrojë shpirti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka njoftuar fillimin e agjërimit për muajin e Ramazanit në ambientet e paraburgimit.

Gjatë fjalës së tij për mediat jashtë Kuvendit, Berisha ka ironizuar duke thënë se nëse është e vërtetë që i është rikthyer agjërimit, Zoti ia pranoftë.
Por Berisha ka shtuar më tej se “vjedhjet e tij t’ua kthej të varfërve dhe t’ua kthejë atyre që ua ka marrë, të pastroj shpirtin”.
“Nëse është e vërtetë që i është rikthyer agjërimit, Zoti ia pranoftë, po i them që të gjitha vjedhjet e tij tua kthej të varfërve dhe t’jua kthejë atyre që ua ka marrë, të pastroj shpirtin. Zoti është mëshirë plotë edhe ia pranon”, tha Berisha.
Berisha po ashtu ka ironizuar dhe ministrin Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij në Kuvend lexoi një varg nga libri i shenjtë i Kuranit.
Kryedemokrati u shpreh se “ndodh që libri i shenjtë bie në duar të djallit, por kjo nuk nuk do të thotë që djalli bëhet besimtar”, ndërsa tha se Balla, sipas tij, mbetet kriminel i vërtetë dhe bashkëpunëtor i bandave.
“Më thatë që ka nxjerrë Kuranin, është shumë i njohur po të lexosh atje, do lexosh edhe këtë që them unë “ndodh thotë Kurani, që libri i shenjtë bie në duar të djallit”, por kjo nuk do të thotë që djalli bëhet besimtar, as dhe se Kurani turpërohet. Ai të mbajë çdo gjë, ai mbetet kriminel i vërtetë, bashkëpunëtor i bandave“, tha Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente