
Berisha e la jashtë listës së PD, Dashnor Sula futet në garë si kandidat i Nismës Thurje, në koalicion me Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin
👁586
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula pasi u la jashtë listave të demokratëve në Elbasan, ka bërë një lëvizje surprizë.
Ai është future në garën e 11 majit si kandidat në listën e hapur, në koalicionin Nisma dhe ”Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt.
Sipas listës së depozituar në KQZ, Dashnor Sula është listuar i fundit në qarkun e Elbasanit, duke u future në këtë mënyrë në garë për të marrë një mandate deputeti në 11 Maj.
Dashnor Sula vjen si propozim I Nismës Thurje të Endri Shabanit, ndërkohë që udhëheqësi i koalicionit është Adriatik Lapaj.
Vetë Adriatik Lapaj garon në Tiranë, po ashtu dhe Endri Shabani dhe Panajot Soko.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi