“Bëjnë mbledhje sekrete, kanë plan për të bllokuar SPAK” – Rama u përgjigjet akuzave të opozitës: S’kemi kohë për të humbur! Pa vullnetin e PS, SHBA dhe BE s’do ta kishin bërë Reformën në Drejtësi

“Bëjnë mbledhje sekrete, kanë plan për të bllokuar SPAK” – Rama u përgjigjet akuzave të opozitës: S’kemi kohë për të humbur! Pa vullnetin e PS, SHBA dhe BE s’do ta kishin bërë Reformën në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin se pa vullnetin e hekurt të PS, SHBA dhe BE nuk do të kishin bërë dot të mundur reformën në drejtësi.

Në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, Rama iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, se po tenton të bllokojë SPAK, duke thënë se nuk kanë kohë të merren me akuzat.
“U gjet një fjalë magjike që të dëgjoni se Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK-un, dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi. Prandaj bëjnë mbledhje sekrete me një grup njerëzish në PS dhe po thurin një komplot. Kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe shumë forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se Komisioni Antikorrupsion duhet ta transformojmë në një mekanizëm deri në anëtarësimin në BE dhe institucionet të performojnë në lartësinë e ambicies Shqipëria anëtare e BE në 2030.
Edi Rama: Puna e bërë dhe dokumenti analitik prej 700 faqesh janë pjesë e gjysmës së dytë të këtij viti, ndërkohë gjysma e parë e vitit është konsumuar me frymën e skepticizmit të dyshimeve dhe kundërshtive dhe akuzave, por ato janë një element që nuk dua ti përfshi.
Ne jemi këtu për të diskutuar pasi është përmbyllur një fazë themelore për këtë proces. Kundërshtitë, dyshimet, hezitimet kanë qenë shqetësuese për mua personalisht. Sepse ne nuk e kemi luksin të humbasim kohën për gjerë që janë të qarta për ne si drita e diellit.
Nga ana tjetër kanë qenë një provë kokëfortë e faktit që pjesa dërrmuese e mbështetësve të sinqertë të rrugës evropiane të Shqipërisë, këtu përfshi të gjithë që nga dashamirësit tek kritiket, nuk e kanë idenë se çfarë është kjo fazë e negociatave për anëtarësimin në BE. Përtej asaj që duket dhe lexohet sipërfaqësisht kjo është një fazë marramendëse sa i takon detyrave konkrete që duhet të kryerje Republika e Shqipërisë, jo qeveria, por i gjithë sistemi shtetëror i Republikës.
Ambicia jonë është që ta anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade, shtuar edhe plani i dakordësuar shumë agresiv së bashku me Komisionin Evropian që Shqipëria të përfundojë detyrat brenda 2027 na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat dhe lerë pastaj me akuzat apo edhe me përpjekjet për ta penguar procesin.
Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK-un, dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi. Prandaj bëjnë mbledhje sekrete me një grup njerëzish në PS dhe po thurin një komplot. Kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe shumë forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje.
Konsiderojnë akuzat si hudhra që do të pengojnë syrin e keq dhe duke vazhduar me të gjithë të tjerët që PS forca që qeveris vendin prej 2013 është forca udhëheqëse e reformës në drejtësi. Pa këtë forcë udhëheqëse dhe pa vullnetin e PS jo Amerika, jo Evropa, por të gjithë të tjerët të bëheshin bashkë nuk do ta kishin bërë të mundur reformën në drejtësi. Pa mbështetjen e aleatëve strategjike kjo reformë do të kishte rrugë tjetër dhe do të ishte e pamundur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente