Basketboll femra/ Liga Unike, java e dytë nis sot me sfidën Flamurtari-Tirana

Basketboll femra/ Liga Unike, java e dytë nis sot me sfidën Flamurtari-Tirana

Postuar: Nëntor 26, 2024 | 14:24

Liga Unike e femrave, kompeticioni i përbashkët i basketbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës do të hapë sot javën e dytë me ndeshjen Flamurtari-Tirana. Një sfidë interesante që vendos përballë përkatësisht nën-kampionet dhe kampionet e Shqipërisë.

Ndeshja mes vlonjateve dhe bardhebluve do të luhet sot në orën 18:00, me të dyja ekipet që janë në kërkim të fitores së parë në këtë aktivitet, pas humbjeve që kanë pësuar në debutim.
Java e dytë do të vijojë nesër në orën 17:00 me takimin ndërmjet Bashkimit të Prizrenit dhe Partizanit, skuadra e kanë filluar me këmbë të mbarë sezonin, duke i fituar ndeshjet e tyre të para. Ndërkohë, ndeshja Junior 06 Moni Bau – Peja 03, e vlefshme për javën e dytë të Ligës Unike, do të regjistrohet me rezultatin e arritur në Superligën e Kosovës, në përballjen që do të kenë këto skuadra.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente