BASKETBOLL/ 100 pikë të shënuara dhe +43 diferenca, Besëlidhja “shkatërron” Tiranën në finalen e Superkupës (VIDEO)

BASKETBOLL/ 100 pikë të shënuara dhe +43 diferenca, Besëlidhja “shkatërron” Tiranën në finalen e Superkupës (VIDEO)

Postuar: Tetor 8, 2024 | 21:14

Besëlidhja ka fituar Superkupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, pasi mposhti Tiranën në finale. Një triumf spektakolar i lezhjanëve që e mbyllën me plot 100 pikë sfidën, ndërsa 43 ishte diferenca me bardheblutë, që numëruan 57 pikë.

Leksioni i Besëlidhjes në Pallatin e Sportit “Apolonia” të Fierit ishte në çdo periodë duke fituar konkretisht: 26:14, 24:12, 31:13 dhe 19:18. Lojtari i kësaj finale u zgjodh Julian Ahmati.
Gjatë ndeshjes te Besëlidhja spikati Xhoshua me 18 pikë, teksa Tirana pati Endrit Hysenagollin që grumbulloi 17 pikë. Marvin Prodani dhe Bernard patën nga 5 asistë te lezhjanët, teksa 2 ishin të Giseld Ndrecës, Strazimirit dhe Lilajt te kryeqytetasit.
Kujtojmë se Besëlidhja shkoi në këtë finale si fituese e kampionatit, ndërsa Tirana ia doli në kupë. Tashmë sezoni për Besëlidhjen vazhdon në mënyrë perfekte, pasi hodhën prapa humbjen në finalen e kupës.
Ngritja e trofeut nga Besëlidhja: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente