BASKET FEMRA/ Flamurtari mund lehtësisht me tri shifra Teutën

BASKET FEMRA/ Flamurtari mund lehtësisht me tri shifra Teutën

Postuar: Tetor 21, 2024 | 21:36

Flamurtari ka shënuar suksesin e parë sezonal në kampionat, teksa të shtunën mundi Teutën me rezultat treshifror në Vlorë, takimi përmbyllës i javës së dytë në Kategorinë e Parë të basketbollit të femrave.

Vlonjatet triumfuan në shifrat 100-61 (30-16, 22-18, 26-12, 22-15) në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund. Kualiteti më i lartë i vajzave të trajnerit Agim Dalipi bëri diferencën në parket. I gjithë formacioni vlonjat e mbylli në dopioshifër pikësh, ndërsa MVP u shpall Cerra Donielle Maholmes, protagoniste absolute me tripletë dyshifrore: 32 pikë, 16 kërcime dhe 11 asistime.
Për Teutën u dallua Jainanya Jones, autore e 41 pikëve, 10 kërcimeve dhe 4 asistimeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi