Atentati në Ndroq/ Alfred Dedja u ekzekutua me armë zjarri në lokal në mes të ditës! Klientët u tmerruan, viktima njihej me nofkën “Daku”

Atentati në Ndroq/ Alfred Dedja u ekzekutua me armë zjarri në lokal në mes të ditës! Klientët u tmerruan, viktima njihej me nofkën “Daku”

Vrasja e 50-vjeçarit Alfred Dedja me armë zjarri në mes të ditës sot në një lokal në fshatin Ndroq në periferi të Tiranës ka tmerruar klientët që ndodheshin në lokal në momentin kur 50-vjeçari u ekzekutua me gjakftohtësi nga agresori.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se viktima jetonte në Itali dhe se njihej ndryshe me pseudonimin “Daku”.
Krimi i rëndë ndodhi sot rreth orës 15:30 brenda në një lokal të Ndroqit, ku viktima ishte klient, ndërsa autori është futur në ambientet e lokalit, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.
Autori u afrua në këmbë për ta kryer krimin dhe më pas është larguar me një makinë tip Benz ML, të zi.
Burime bëjnë me dije se autori është idenifikuar dhe mësohet se është Julian Gjoshi, nga Shijaku.

Raportohet se viktima është banor i zonës, ndërsa dyshohet se ngjarja ka të bejë me prishjen e pazareve të drogës.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente