
Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, vdes 35-vjeçari
👁778
Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës. Raportohet se rreth orës 01:20, 35-vjeçari me iniciale R. T., duke drejtuar motorin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Më datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi