
Aksident në hyrje të Lezhës, raportohet për disa të lënduar! Dërgohen te Trauma në gjendje të rëndë dy prej tyre
👁1230
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Lezhës, ku dy automjete janë përplasur, duke lënë të plagosur 3 persona.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy prej të lënduarve ndodhen në gjendje më të rëndë.
Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi