![Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Fier, raportohet për disa të lënduar! Krijohet trafik kilometrik](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/aksident-i-trefishte-ne-aksin-lushnje-fier-raportohet-per-disa-te-lenduar-krijohet-trafik-kilometrik_668925a97a0eb.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Fier, raportohet për disa të lënduar! Krijohet trafik kilometrik
👁1340
Tre mjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Lushnjë-Fier, ku mësohet se kanë mbetur të lënduar disa persona.
Sipas informacioneve të para, mësohet se të lënduarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.
Sakaq, aksidenti ka paralizuar trafikun, duke krijuar radhe të gjata kilometrike të automjeteve.
Ndërkohë efektivët e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe lehtësimin e qarkullimit të mjetet e bllokuara në trafik.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi