Agim Doçi u nda nga jeta pasi pësoi hemorragji celebrale, Berisha: Poeti i kengës, mbylli sytë përgjithmonë!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e poetit Agim Doçit, të cilit iu dha sot lamtumira e fundit.
Berisha e ka quajtur Agim Doçin “poet të këngës”, ndërsa shtoi se edhe pse s’do të jetë më midis nesh, do jetojë gjithmonë në veprat e tij.
Ish-kryeministri i ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të poetit, i cili u shua mëngjesin e djeshëm (24 Qershor) dy ditë pasi pësoi hemorragji celebrale.
“Agim Doçi poet i kengës, mbylli sytë përgjithmonë.Të dashur miq, dielli perëndoi përgjithmonë për shkrimtarin, poetin e shquar, autorin e vargjeve poetike të qindra këngëve nga më të bukurat, publicistin, polemistin, intelektualin atdhetar e me shpirt të lirë, mbështetësin e pa lëkundur të demokracisë, Agim Doçi.
Ai nuk do të jetë më midis nesh, por jeton dhe do jetojë gjithmonë në veprat e tij. Duke shprehur nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin e tij të çmuar, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve, të afërmëve të Agim Doçit dhe lutem së bashku me ta që shpirti i mirë i tij të gjejë paqen e amshuar. Amin. #sb”, shkruan Berisha.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi