
Abuzimet me detyrën, Erjon Shehaj përballet me Altin Dumanin në Kolegjin e Apelimit! Kreu i SPAK liston shkeljet e kryeprokurorit të Lezhës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur seancën për të shqyrtuar kërkesën e Komisionerit Publik, i cili kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj.
Institucioni i Prokurorit Publik në këtë seancë përfaqësohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka marrë dhe kompetencat e këtij institucioni pas përfundimit të procesit të vettingut.
Altin Dumani në këtë seancë ka listuara pretendimet e zbuluara nga Komisioneri Publik, në të cilën janë zbuluar mangësi të theksuara dhe tejkalimi të kompetencave nga kryeprokurori i Lezhës, Erjon Shehaj.
Dumani gjatë seancës është ndalur dhe tek shtylla e aftësive profesionale dhe ka renditur dosjet e Erjon Shehajt qe janë konstatuar me problematika.
“Bëhet fjalë për një dosje të 2014 për akuzat e kanosjes dhe goditjes për shkak të detyrës
Kallëzuesi ka qenë punonjës policie. Por Shehaj e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e goditjes për shkak të detyrës, por jo atë të kanosjes edhe pse ka patur të dhëna që kallëzuesi është ndjerë i kërcënuar për shkak të detyrës”- raporton gazetarja Klodiana Lala nga seanca e KPA
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi