“50 mln euro vjedhje në tunelin e Llogarasë, sheshet e qyteteve kanë kushtuar më shumë se të gjitha rrugët”- Berisha: Rama është shndërruar banor i parkut zoologjik! Del çdo mëngjes si zog qyqe

“50 mln euro vjedhje në tunelin e Llogarasë, sheshet e qyteteve kanë kushtuar më shumë se të gjitha rrugët”- Berisha: Rama është shndërruar banor i parkut zoologjik! Del çdo mëngjes si zog qyqe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Rama është në panik, ndërsa e akuzën atë se gjatë 12 viteve qeverisje vetëm ka vjedhur.

Nga takimi me strukturat në Durrës, ish kryeministri tha se janë vjedhur 50 milionë euro me tunelin e Llogarasë, ndërsa sheshet e qyteteve kanë kushtuar më shumë sesa të gjitha rrugët.
Teksa Rama e quan buf i kënetës, Berisha iu përgjigj duke i thënë: E ka shndërruar vetën në një banor të parkut zoologjik që cdo mëngjes si zog qyqe del dhe numëron marrëzira, tregon se është në panik dhe tregon se është i humbur.
“Ata janë në një kaos, janë në një panik të tmerrshëm. A mund të imagjinoni një kryeministër që ka qeverisur 12 vjet dhe nuk është i zoti të mbrojë një vepër të tij. Nuk po them se janë zero, se tuneli i Llogarasë është realitet, pllakat e shesheve janë realitet, por problemi është që kudo që ti prekësh del një vjedhje. Po të përmend tunelin e Llogarasë del 50 milionë euro vjedhje, kjo është realitet. Po të përmend pllakat e shesheve të qyteteve kanë kushtuar më shumë se të gjitha rrugët nga Hani i Hotit në Gjirokastër, nga Morini në Durrës, 2.3 miliardë euro sheshet e qyteteve. Një vjedhje e 10-fishte me çmimin. Ndaj dhe ai nuk ka si të flasë për sukseset, por flet për zhaba, hardhucë, pra e ka shndërruar vetën në një banor të parkut zoologjik që cdo mëngjes si zog qyqe del dhe numëron marrëzira, tregon se është në panik dhe tregon se është i humbur”, tha Sali Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente