Panik tek pasagjerët/ Autobusi merr flakë gjatë lëvizjes, ja detajet e para…

Panik tek pasagjerët/ Autobusi merr flakë gjatë lëvizjes, ja detajet e para…

Një autobus u përfshi nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizje, këtë të shtunë në linjën urbane Durrës–Plepa. Fillimisht është vënë re tymi që dilte nga pjesa e pasme e mjetit, gjë që ka shkaktuar panik mes udhëtarëve. Ngjarja ndodhi pranë sektorit Hekurudhave, në momentin kur autobusi ishte në lëvizje e po transportonte pasagjerë. Fatmirësisht, shoferi ka arritur të ndalojë mjetin në kohë dhe të ndihmojë në evakuimin e personave brenda, pa pasoja në njerëz. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të neutralizojnë flakët, por autobusi është djegur plotësisht. Deri tani, dëmet janë vetëm materiale, ndërsa...
Burimi: Sot.com.al