Panik për ish-futbollistin e Juventusit, operohet me urgjencë në mushkëri dhe mbahet në terapi intensive!
Ankthi pushtoi Argjentinën në lidhje me gjendjen shëndetësore të Daniel Osvaldos. Ish-futbollisti i Juventusit dhe kombëtares argjentinase u dërgua me urgjencë në spital për shkak të një problemi në mushkëri dhe aktualisht gjendet në repartin e terapisë intensive në Hospital Municipal të Llavallol. Kuadri klinik i ish futbollistit u rëndua pas disa ditësh vuajtje në banesën e tij dhe në ndihmë i erdhi motra dhe një miku i tij. Transferimi në kohë i Osvaldos në strukturën mjekësore në provincën e Buenos Aires iu dha mundësinë mjekëve të evidentonin një derdhje të rëndë pleurale në krahun e djathtë me praninë e infeksionit. Duke parë situatën seriozë të futbollistit, ekipi mjekësor zgjodhi të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme për drenimin e lëngjeve dhe pastrimin e zonës...
Burimi:
javanews.al