Panik nga zjarri në një pallat në Lezhë, evakuohen banorët, disa përfundojnë në spital (VIDEO)

Panik nga zjarri në një pallat në Lezhë, evakuohen banorët, disa përfundojnë në spital (VIDEO)

FOTO LEZHË- Një zjarr ka përfshirë një pallat 4-katësh në lagjen 'Skënderbeg' në Lezhë duke shkaktuar panik te banorët. Flakët kanë përfshirë katin e parë të ndërtesës ndërsa si shkak i mundshëm dyshohet një rrjedhje gazi. Situata ka bërë të nevojshëm evakuimin e banorëve nga pallati. Disa prej tyre kanë shfaqur shenja asfiksie, ndërsa të tjerë kanë pësuar lëndime. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilat po merren me situatën dhe verifikimin e rrethanave të ngjarjes. Shkaku i zjarrit mbetet ende për t'u përcaktuar./ZËRI