Burimi:
Opinion.al

Panik në stadiumin e Rrogozhinës, një tifoz bie nga lartësia e Tribunës gjatë ndeshjes Egnatia-AF Elbasani
👁7261
Ndeshja mes Egnatias dhe AF Elbasanit është ndërprerë pasi në minutën e 78-të një nga tifozët vendas u rrëzua nga tribuna. Menjëherë lojtarët njoftuan arbitrin dhe më pas shkoi dhe një ekip mjekësor.Autoambulanca transportoi tifozin në spital për mjekim më të specializuar, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Lojtarët e Egnatias nuk pranuan të nisin ndeshjen pa mësuar për gjendjen e tij. Për momentin dueli është ndërprerë dhe lojtarët janë pranë kampeve respektive.