Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali
Një ngjarje dramatike është shënuar mëngjesin e sotëm në fluturimin nga Dubrovniku drejt Lyon-it, kur avioni i pasagjerëve i kompanisë Volotea është përfshirë nga flakët gjatë fluturimit dhe ka kryer një ulje emergjente në aeroportin “Sandro Pertini” pranë Torinos. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 10:28, kur avioni tip “Airbus A320”, i cili ishte nisur nga Dubrovniku dhe duhej të mbërrinte në Lyon në orën 10:40, pësoi një defekt teknik në ajër. Gjatë këtij defekti, një nga motorët e avionit shpërtheu në flakë, duke detyruar pilotin të aktivizojë procedurat e emergjencës dhe të kërkojë ulje të menjëhershme. Fatmirësisht, avioni...