PAMJET-Shpërthim me tritol në një biznes në Fier

PAMJET-Shpërthim me tritol në një biznes në Fier

PAMJE NGA VENDNGJARJA FIER-Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në një subjekt privat në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastriot”, ku lënda plasëse ka shpërthyer në derën e biznesit në pronësi të Agim Kananajt. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Njoftimi i policisë: Fier/Informacion paraprak Rreth orës 02:30, në lagjen “Kastriot”, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse dera e jashtme e një subjekti, në pronësi të shtetasit A. K. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.