PAMJET- Do shiste armë në ‘Fresk’! Pranga 28-vjeçarit, pjesë e një grupi kriminal në Shkodër

PAMJET- Do shiste armë në ‘Fresk’! Pranga 28-vjeçarit, pjesë e një grupi kriminal në Shkodër

PAMJE NGA ARRESTIMI TIRANË-Një 28-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në zonën e Alliasit në Tiranë. Alesandër Matoja u kap në flagrancë teksa transportonte dy armë zjarri pistoleta nga Shkodra në Tiranë, të cilat dyshohet se do t’ua shiste një grupi kriminal që vepron në zonën e Freskut në kryeqytet. Armët do të shiteshin në vlerën 3500 euro secila. Autoritetet dyshojnë se këto armë do të përdoreshin në ngjarje kriminale. I riu raportohet të jetë një person me precedentë të mëparshëm penal për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Black market”. Sekuestrohen 2 pistoleta. Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës...