Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pamje të rënda/ Gjendet i rrëzuar avioni me 49 persona që humbi në Rusi! Shanse të vogla për të mbijetuar, mes pasagjerëve edhe fëmijë
Aeroplani me 49 persona që pak orë më parë humbi nga radarët në Rusi, është gjetur i rrëzuar në shpatin e malit pranë aeroportit Tynda, nga ekipet e shpëtimit. Sipas asaj që raportojnë zyrtarët lokalë, kërkimet për të mbijetuarit vazhdojnë edhe pse shanset që të ketë janë tepër të vogla. Ministria lokale e emergjencave tha se avioni An-24, i operuar nga linja ajrore Angara Airlines me seli në Siberi, u zhduk nga radarët ndërsa po i afrohej destinacionit të tij në Tynda, një qytet i largët në rajonin Amur në kufi me Kinën. Autoritetet thanë se pjesë të rrënojave që...