Pamje të rënda/ Aksidenti në Shkodër, momenti kur shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar
Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër, ku humbi jetën një 67-vjeçare, e cila po ecte në trotuar kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një vajzë e re. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Siç shihet nga pamjet, shtetasja Bleona Pashuku, 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Burimi:
gijotina.com