Pamje që tregojnë situatën alarmante në Kalasë, në ndihmë edhe një helikopter Black Hawk (FOTO)

Pamje që tregojnë situatën alarmante në Kalasë, në ndihmë edhe një helikopter Black Hawk (FOTO)

Në Kalasë, Delvinë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar. Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Hawk. Ndërsa zjarri në fshatin Kalasë vijon, në ndihmë ka shkuar edhe helikopteri, i cili ka nisur hedhjen e ujit nga ajri, me qëllim izolimin e flakëve që rrezikojnë të përhapen në sipërfaqe më të mëdha dhe banesa. Ndërkohë në zonë për të parë nga afër situatën ka shkuar edhe Ministri i Mbrojtjes Pirro...