Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Pamje që pikëllojnë botën/ “Dua aromën e tij”, fëmija kërkon me dëshpërim bluzën e babait të tij të vrarë në Gaza
Pamje të dhimbshme e shumë të rënda qarkullojnë në mediat teksa paraqesin pasojat e luftës në Gaza. Qindra persona kanë humbur jetën në mënyrë tragjike ndërsa lënë pas të afërmit e tyre. Rasti i një fëmije që ka humbur babain e tij ka thyer zemrat e ndjekësve që kanë para videon teksa ai lutet që ti japin bluzën e të atit. Fëmija ka para vetes trupin e pajetë të babit ndërsa qan me ngashërim e kërkon aromën e të atit në bluzë. Burrat të cilët ndodhen pranë tij tentojnë ta qetësojnë dhe të justifikohen se nuk ia japin dot bluzën...