Pamje nga vendngjarja/ Konflikti mes dy vëllezërve në Divjakë degradon me përdorimin e armës

Pamje nga vendngjarja/ Konflikti mes dy vëllezërve në Divjakë degradon me përdorimin e armës

Dy vëllezër, Zarif dhe Shpëtim Konja, janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm këtë mbrëmje në fshatin Gradishtë, Bashkia Divjakë. Ngjarja ka degjeneruar në përdorimin e armëve, kur Zarif Konja ka qëlluar me armë ndaj vëllait të tij, Shpëtimit. Sipas informacioneve, të shtënat nuk e kanë prekur Shpëtim Konjën, por pas ngjarjes, Zarifi është larguar në drejtim të paditur. Policia ka sekuestruar një armë gjahu tip karabinë dhe katër gëzhoja nga vendngjarja. Shënjestra e të shtënave ka qenë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje. Policia ka ndaluar Shpëtim Konjën për të sqaruar rrethanat...
Burimi: Syri.net