Pamje dramatike nga Panamaja, tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

Pamje dramatike nga Panamaja, tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ka goditur Panamanë, duke dëmtuar ndërtesa dhe shkaktuar lëkundje të forta në një zonë të gjerë të vendit. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), rreth 4.6 milionë njerëz kanë ndjerë lëkundje nga mesatare deri në të forta. Institucioni paralajmëroi se pasojat e tërmetit mund të jenë të përhapura në një territor të gjerë. Tërmeti u regjistrua pak para orës 15:00 me orën lokale të së premtes, ndërsa epiqendra ndodhej rreth 10 kilometra nga qyteti Pitaloza Arriba, në jug të Panamasë qendrore. Pamjet e publikuara në internet tregojnë ndërtesa të shembura në qytetet Penonomé dhe Soná. Në njërën prej tyre, një burrë dëgjohet duke thirrur për të gjetur persona që mund të kenë mbetur të bllokuar nën...