Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pamje dramatike: Kina i shkon te bregu Tajvanit, tanket amfibe e veshin detin me çelik
Kina ka nisur stërvitje intensive me zjarr të vërtetë pranë brigjeve të Tajvanit, në një tjetër shfaqje force që rrit ndjeshëm tensionet në rajonin aziatik. Pamje dramatike të publikuara nga media shtetërore kineze tregojnë forcat e Ushtrisë Çlirimtare Popullore duke lundruar në formacione të ngushta me tanke amfibe dhe automjete të blinduara, ndërsa kryenin simulime sulmesh detare pranë provincës Fujian, vetëm pak kilometra larg Tajvanit. Stërvitjet ndodhën njëkohësisht me manovrat më të mëdha ushtarake të mbajtura ndonjëherë nga Tajvani. Sipas zyrtarëve të mbrojtjes në Taipei, këto ushtrime përfshijnë decentralizimin e sistemeve të komandës dhe angazhimin e rreth 300 rezervistëve në...