Pamje apokaliptike në Qafë Buall, zjarri përfshin masivin pyjor, tymi i dendur “pushton” zonën

Pamje apokaliptike në Qafë Buall, zjarri përfshin masivin pyjor, tymi i dendur “pushton” zonën

Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer pasditen e së shtunës në zonën e Qafës së Buallit, duke përfshirë një kurorë me pisha në afërsi të fshatit Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos. Flakët janë favorizuar nga temperaturat ekstreme dhe era e fortë, duke marrë përmasa të mëdha brenda një kohe të shkurtër. Zjarri ka përparuar me shpejtësi dhe tashmë ka kaluar kufirin administrativ të Bashkisë Bulqizë, ku rrezikon drejtpërdrejt një pikë karburanti dhe disa biznese që ndodhen përgjatë Rrugës së Arbrit. Sipas banorëve të zonës, situata është alarmante dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat zjarrfikëse dhe...