Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
PAMJE/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplaset me kamionin e mbeturinave! Shoferi mbeti i bllokuar brenda në mjet
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Raportohet se një automjeti, që punonte si taksi, është përplasur me një kamion mbeturinash. Si pasojë e përplasjes shoferi i makinës u bllokua në mjet dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës. Policia shkoi në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.