Zvicra kërkon gjysmëfinalen ndaj Anglisë, Xhaka në ndjekje të rekordit që mbahet nga Kristiano Ronaldo

Zvicra kërkon gjysmëfinalen ndaj Anglisë, Xhaka në ndjekje të rekordit që mbahet nga Kristiano Ronaldo

Granit Xhaka u shpall më i miri i ndeshjes në fitoren e Zvicrës ndaj Hungarisë.
Më pas u shpall më i miri nga UEFA edhe në ndeshjen e Zvicrës me Gjermaninë, në fazën e grupeve të “EURO 2024”.
Xhaka gjithsej është shpallur pesë herë më i miri i ndeshjes në Kampionatet Evropiane.
Vetëm Kristiano Ronaldo e Andres Iniesta kanë nga gjashtë çmime të lojtarit më të mirë të ndeshjes në Kampionatet Evropiane.
Më të mirët shpallen nga një grup i ekspertëve të futbollit, i angazhuar nga UEFA.
Bëhet fjalë për emra të mëdhenj si Fabio Kapelo, Rafa Benitez, Devid Mojes, Ole Gunar Solskjaer dhe tetë emra tjerë të njohur të futbollit evropian.
Për shpalljen e më të mirit shfrytëzohen kritere të ndryshme, jo vetëm golat e asistimet.granit xhaka mesfushori i zvicrës
Burimi