
Zjarr në fushat e mbetjeve në Vlorë dhe Përmet, dyshohen raste të qëllimshme
Një zjarr i madh ka rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave në Përmet.
Flakët po përhapen dhe po djegin të gjitha mbeturinat e depozituara në landfillin e Piskoves ku prej vitit të kaluar është shndërruar në vendgrumbullimin e mbeturinave të gjithë Bashkisë së Përmetit.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po mundohen të vendosin nën kontroll flakët.
Banorë të fshatit Piskovë shprehen se vetë punonjësit e Bashkisë së Përmetit i kanë vendosur zjarr të kontrolluar mbeturinave, por më pas u ka dalë jashtë kontrollit.
Gjithashtu, edhe fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët po punojnë për shuarjen e tyre.
Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht, ndërkohë që era po favorizon përhapjen e flakëve.
Burimi