Zgjedhjet parlamentare në Francë, pjesëmarrja në votime më e larta në 40 vitete e fundit
Shifrat e fundit të pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare franceze tregojnë nivel dukshëm të lartë në gati katër dekadat e fundit.
Në orën 17:00 me orën lokale kanë votuar 59.39% e elektoratit, sipas shifrave të fundit nga Ministria e Brendshme, ndërsa kutitë e votimit mbyllen në 20:00.
Në vitin 2022 në këtë kohë të ditës, pjesëmarrja ishte 39.4%, pra 20% më shumë.
Pjesëmarrja e lartë ka të ngjarë të nënkuptojë se shumë më tepër kandidatë të vendit të tretë do të arrijnë në raundin e dytë të zgjedhjeve, tha në mediat sociale Mujtaba Rahman, drejtor menaxhues i Eurasia Group për Evropën.
Rezultati i këtyre aleancave taktike mund të vendosë nëse RN “i afrohet” shumicës në raundin e dytë”, tha për Reuters drejtori i kërkimit për Ipsos France, Mathieu Gallard.
Franca shkoi në zgjedhje pasi presidenti francez Emmnuel Macron shpërndau Asamblenë Kombëtare, pas rezultatit zhgënjyes të zgjedhjeve europiane, që solli rritjen e ndikimit të se djathtës ekstreme.
Burimi