Zgjedhjet e parakohshme në Francë, raundi i parë i votimeve drejt mbylljes; sondazhet favorizojnë partinë e Le Pen!

Zgjedhjet e parakohshme në Francë, raundi i parë i votimeve drejt mbylljes; sondazhet favorizojnë partinë e Le Pen!

Një sondazh i kryer për BFMTV e vendosi të djathtën ekstreme në mes 260 dhe 295 vendeve, në Parlamentin me 577 ulëse. 

Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Francë është drejtë mbylljes. Mbi 49 milionë francezët votuan këtë të dielë në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që mund të sjellin në pushtet qeverinë e parë të ekstremit të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas të dhënave paraprake, pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë rreth 69 për qind, duke e bërë atë pjesëmarrjen më të lartë në 40 vitet e fundit. Ekspertët thonë se pjesëmarrja masive në shumicën e rasteve është në favor të opozitës, në këtë rast ekstremit të djathtë.

Pjesmarrja në zgjedhje ndër vite

Ndërkohë që kutitë e votimeve bëhen gati për t’u numëruar, pritet të dalin dhe projeksionet e para. Megjithatë, sondazhet favorizojnë krahun e ekstremit të djathtë të Le Pen.
Sondazhi i fundit i IFOP-it përpara raundit të parë të zgjedhjeve franceze, i publikuar të premten, vendosi Rally Kombëtare të ekstremit të djathtë në 36.5% dhe Frontin e Ri Popullor të krahut të majtë në 29%.
I njëjti sondazh zbuloi se e djathta ekstreme do të merrte midis 225 dhe 265 vende në asamblenë kombëtare me 577 vende, duke mos pasur 289 të kërkuara për një shumicë, ndërsa Fronti i Ri Popullor do të merrte 170-200.
Megjithatë, disa sondazhe të tjera e vendosin ekstremin e djathtë në një pozicion më të fortë, duke parashikuar se ajo mund të fitojë edhe shumicën e vendeve. Një sondazh i kryer për BFMTV e vendosi të djathtën ekstreme në mes 260 dhe 295 vende.

Si parashikohet ndarja e Parlamentit

Me mbylljen e qendrave të votimit sot, fushata do të hapet tashmë në funksion të raundit të dytë të dielën e ardhshme. Në balotazh, RN do të jetë në gjendje të shfrytëzojë ndarjet midis makronistëve dhe të majtës.
Zgjedhjet për 577 vendet në Asamblenë Kombëtare të dhomës së ulët janë një proces me dy raunde. Forma e parlamentit të ri do të bëhet e qartë pas raundit të dytë më 7 korrik.
Kujtojmë se presidenti francez Emmanuel Macron shpërndau parlamentin më 9 qershor dhe shpalli zgjedhje të parakohshme legjislative për 30 qershor dhe 7 korrik pasi Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë mposhti aleancën e tij centriste në zgjedhjet evropiane./Pamfleti

grlboj5xkaebi3z

grviwyzxwae2d9i 1
Burimi