Zgjedhjet e parakohshme, Franca anon nga ekstremi i djathtë; Macron “i dorëzuar”, kërkon koalicion për të mposhtur Le Pen!

Zgjedhjet e parakohshme, Franca anon nga ekstremi i djathtë; Macron “i dorëzuar”, kërkon koalicion për të mposhtur Le Pen!

Pas përfundimit të procesit të votimit, udhëheqësja e ekstremit të djathtë të Francës, Marine le Pen u bëri thirrje votuesve që t’i japin Tubimit Kombëtar një “shumicë absolute” në parlament në mënyrë që Jordan Bardella të mund të emërohet kryeministër pas tetë ditësh.

Mbi 49 milionë francezët votuan këtë të dielë në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe rezultatet tregojnë se në pushtet mund të vijë për herë të parë një qeveri e ekstremit të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në rezultate e nxjerra nga raundi i parë i votimeve, Partia Rally Kombëtare e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen kryeson në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Francës me 34% të votave , sipas anketuesit Ipsos Talan.
Sindikata e majtë Fronti i Ri Popullor renditet në vendin e dytë me 28.5% të votave. Udhëheqësi i së majtës së ashpër të Francës, Jean-Luc Mélenchon tha se aleanca qendrore e Presidentit Emmanuel Macron kanë pësuar një disfatë “të rëndë dhe të padiskutueshme” duke u renditur si e treta.

Megjithatë, disa sondazhe të tjera e vendosin ekstremin e djathtë në një pozicion më të fortë, duke parashikuar se ajo mund të fitojë edhe shumicën e vendeve. Një sondazh i kryer për BFMTV e vendosi të djathtën ekstreme në mes 260 dhe 295 vende.
Pas përfundimit të procesit të votimit, udhëheqësja e ekstremit të djathtë të Francës, Marine le Pen u bëri thirrje votuesve që t’i japin Tubimit Kombëtar një “shumicë absolute” në parlament në mënyrë që Jordan Bardella të mund të emërohet kryeministër pas tetë ditësh.
“Asgjë nuk fitohet tani dhe raundi i dytë është vendimtar. Ne kemi nevojë për një shumicë absolute në mënyrë që Jordan Bardella të emërohet në tetë ditë kryeministër nga (Presidenti) Emmanuel Macron”, tha ajo.

Le Pen fiton mbi 58 për qind të votave në zonën ku ajo kandidoi

Edhe Jordan Bardella i Partisë Kombëtare Rally (RN) e ekstremit të djathtë u është drejtuar mbështetësve pas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme legjislative të Francës., duke deklaruar se qeveria e Macron është braktisur dhe është koha për ndryshim.
“Populli francez i është përgjigjur thirrjes së votimit, me nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në votim në 40 vitet e fundit. Përgjigja është e paqartë dhe përgjigja është e qartë, ata kanë votuar për ndryshim… Është e qartë se shumica presidenciale është braktisur”, tha ai.
Nga ana tjetër presidenti francez Emmanuel Macron dhe sindikata e majtë Fronti Popullor i Ri po u bëjnë thirrje votuesv të bllokojnë të djathtën ekstreme në zgjedhjet vendimtare të raundit të dytë më 7 korrik.
“Përballë Tubimit Kombëtar, ka ardhur koha për një aleancë të gjerë, qartësisht demokratike dhe republikane për raundin e dytë”, tha ai në një deklaratë.
Ndërkohë udhëheqësi i së majtës së fortë, Mélenchon ka deklaruar se do të tërheqë kandidatët në vendet ku partia e tij doli e treta në përpjekje për të bllokuar të djathtën ekstreme
Udhëheqësi i së majtës së ashpër të Francës, Jean-Luc Mélenchon tha të dielën se aleanca centriste e presidentit Emmanuel Macron kishte pësuar një disfatë “të rëndë dhe të padiskutueshme” në sondazhet e parakohshme dhe u bëri thirrje francezëve të votojnë kundër të djathtës ekstreme.
Ai shtoi se partia e tij do të tërhiqte kandidatët në zonat ku doli e treta dhe ku partia e ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar kryeson përpara raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative.
“Udhëzimet tona janë të thjeshta, të drejtpërdrejta dhe të qarta. As një votë më shumë, as një vend më shumë për RN”, shtoi Mélenchon.
Ish-presidenti francez, François Hollande i cili mori mbi 37 për qind të votova në zonën ku garoi, deklaroi se ka qenë e lehtë të kandidohesh si deputet në zonën elektorale të Corrèze me kaq pak kohë për fushatë.

Ai pranoi se kishte frikë se e djathta ekstreme mund të dominonte dhe në atë zonë, por shtoi se në raundin e dytë qytetarët duhet të bëjnë ç’munden për të mos lejuar ardhjen në pushtet të ekstremit të djathtë.
“Nuk ishte e lehtë sepse ne kishim nevojë të bindnim njerëzit për seriozitetin e situatës në të cilën ndodhemi. Kishte një frikë të vërtetë se e djathta ekstreme, edhe në Corrèze, mund të fitonte. Ne kemi detyrën solemne të sigurojmë se e djathta ekstreme nuk do të arrijë shumicën në këto zgjedhje të ardhshme. Por ne duhet të jemi gjithashtu të vetëdijshëm se si duhet të bashkohemi … ky unitet duhet të jetë sa më i gjerë që të jetë e mundur”, tha Hollande.
Kujtojmë se me mbylljen e qendrave të votimit sot, fushata do të hapet tashmë në funksion të raundit të dytë të dielën e ardhshme. Në balotazh, RN do të jetë në gjendje të shfrytëzojë ndarjet midis makronistëve dhe të majtës.
Zgjedhjet për 577 vendet në Asamblenë Kombëtare të dhomës së ulët janë një proces me dy raunde. Forma e parlamentit të ri do të bëhet e qartë pas raundit të dytë më 7 korrik.
Kujtojmë se presidenti francez Emmanuel Macron shpërndau parlamentin më 9 qershor dhe shpalli zgjedhje të parakohshme legjislative për 30 qershor dhe 7 korrik pasi Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë mposhti aleancën e tij centriste në zgjedhjet evropiane./Pamfleti

6681b31d456c06d8d5f7f91b

6681b67cf799cf855880e13f

6681b6c9f799cf855880e140
Burimi