![Zëvendësimi i Mbape te PSG mision i pamundur, Barcelona refuzon 250 mln euro për Lamin Jamal](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/zevendesimi-i-mbape-te-psg-mision-i-pamundur-barcelona-refuzon-250-mln-euro-per-lamin-jamal_668042a6a7683.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Zëvendësimi i Mbape te PSG mision i pamundur, Barcelona refuzon 250 mln euro për Lamin Jamal
Zëvendësimi i Kilian Mbappe është një mision pothuajse i pamundur, por te PSG i kanë idetë e qarta. Dhe kampionët e Francës kanë piketuar Lamin Jamal si pasuesin perfekt të “yllit” francez.
Spanjolli 16-vjeçar, i ka bërë të gjithë për vete me performancat e tij fantastike si te Barcelona ashtu edhe te kombëtarja e Spanjës.
250 mln euro është oferta që vjen nga Franca për kartonin e adoleshentit të talentuar katalanas, propozim që është refuzuar menjëherë nga presidenti Joan Laporta.
Pasi Jamal është i paprekshëm dhe cilësohet si e ardhmja e ndritur e klubit historik spanjoll.
Presidenti Laporta lajmëroi kohë më parë se kishte refuzuar 200 mln euro për shërbimet e Jamal gjatë muajit mars.
Ofertë që erdhi nga drejtuesit e PSG-së, të cilët kanë shtuar edhe 50 mln euro të tjera, por sërish “JO” e prerë nga kampi katalanas.
Klauzola e shitjes së talentit është 1 miliard euro. Ndërkohë, transferimi rekord vijon të jetë Nejmar, i cili në vitin 2017 kaloi nga Barcelona te PSG për 222 mln euro.lamin jamal futbollisti spanjoll barcelona psg
Burimi