Zbardhet skema e bandës së Suel Çelës; si kokaina vinte nga Amerika Latine dhe shpërndahej në Europë

Zbardhet skema e bandës së Suel Çelës; si kokaina vinte nga Amerika Latine dhe shpërndahej në Europë

SPAK ka dhënë detaje nga skema që grupi i Suel Çelës përdorte për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës.
Një njoftim theksohet se ky grup kishte lidhje të forta me grupe kriminale në Amerikën Latine, nga ku nisej edhe ngarkesa e lëndës narkotike e cila më pas transportohej drejt Europës.
Sipas një njoftimi, mësohet se sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.
Pjesë nga njoftimi i SPAK:
Rrjeti i trafikut ndërkombëtar të kokainës
Organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine. Organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me grupe kriminale vendase në Amerikën Latinen.
Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës drejt tregun europian i narkotikëve.
Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp, Roterdam etj., të cilët shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian. Gjithashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës.

 
Burimi