Zbardhen detaje nga atentati i dështuar ndaj “Otit të Elbasanit”, SPAK: Grupi i Suel Çelës siguroi kushtet dhe mjetet për ta eliminuar
👁329
Grupi kriminal i drejtuar nga Suel Çela, sipas SPAK, ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për kryerjen e vrasjes së Elton Kila i njohur ndryshe “Oti i Elbasanit”, krim që ka mbetur në tentativë.
Emri i tij ka dalë edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Henrik Hoxhaj i cili rrëfeu para hetuesve se bashkëpunëtori i tij Nuredin Dumani i kishte premtuar 70.000 euro për vrasjen e shtetasit për vrasjen e Kilës pasi i kishte dërguar foton e tij.
Janë bërë katër tentativa vrasjeje ndaj tij, që kanë pasur për qëllim eliminimin e tij për llogari të grupeve kundërshtare.