Ylli i Premier Ligës e pëson keq, skualifikim dhe 80 mijë stërlina gjobë
Lajme të këqija për Ullverhempton, skuadër që po lufton për mbijetesën në Premier Ligë.
Mateus Kunja është skualifikuar dhe është gjobitur 80 mijë sterlina pas një “incidenti” të verifikuar në fund të ndeshjes kundër Ipsuiçit..
Braziliani duket se është përfshirë në një sherr me një prej pjesëtarëve të stafit të skuadrës kundërshtare pas ndeshjes së zhvilluar 14 dhjetorin e kaluar dhe FA e ka dënuar.
Kunja është akuzuar për sjellje të pahijshme sepse ka goditur me bërryl dhe i ka hequr syzet një asistenti të trajnerit Kieran MekKena.
Episodi ka ndodhur pasi Xhek Tejlor ka shënuar në minutat e fundit golin e fitores për Ipsuiçin. Për shkak të asaj fitoreje u shkarkua Geri O’Nill, i zëvendësuar nga Vitor Pereira.
Ullverhempton ka fituar katër nga 19 ndeshjet e luajtura në kampionat dhe mban vendin e 17 në Premier Ligë.
Kunja është lojtari më i mirë i “Ujqërve”: tetë golat e realizuar deri tani tregojnë qartë sa i rëndësishëm është ai për skuadrën dhe sa mund të ndikojë mungesa e tij.
Ish-lojtari i Atletikos së Madridit do të mungojë në ndeshjet kundër Notingham Forest në kampionat dhe kundër Bristol Sitit në FA Cup.mateus kunja ullverhempton
Burimi