Vuçiç e kontraktoi për të shfrytëzuar minierën e Litiumit, aktivistja publikon katastrofën natyrorë të lënë pas nga “Rio Tinto” në Papua Guine!
Në një kohë kur në Serbi po debatohet për hapjen e minierës së Litiumit dhe pasojave që do të sjellë për vendin, një aktiviste nga Bosnje Hercegovina alarmoi serbët.
Aktivistja boshnjake publikoi në rrjetin e saj social fotot e një prej minierave të litiumit në Papua Guinenë e Re, të menaxhuar vite më parë nga e njëjta kompani, Rio Tinto që ka marrë për sipër të menaxhojë minierat në serbi. Në foto shihen pasojat e parikuperueshme që ka lënë kompania nga nxjerrja e litiumit duke e bërë vendin të pabanueshëm.
“Nuk kanë kaluar as 35 vjet që nga mbyllja e minierës “Panguna” në ishullin Bougainville për shkak të presionit të popullsisë dhe luftës 10-vjeçare, natyra nuk ka mundur të rikuperohet. Më poshtë është një pasqyrë e situatës aktuale, një pasqyrë e pasojave. Zemra ime është thyer, sytë e mi nuk mund ta besojnë atë që shohin. Në 30 vitet e mia nuk kam qenë dëshmitare e këtij lloj dëmtimi të natyrës, çfarë është ky popull…”, shkruan ajo në postimin e shoqëruar me video dhe foto.
Më tej aktivistja shton se njëjtë siç pretendohet në Serbi, miniera u bë shpejt shtylla ekonomike e Papua Guinesë së Re, duke kontribuar me të ardhura të konsiderueshme nëpërmjet taksave dhe fitimeve nga eksporti, por pasojat e saj kanë mbetur të parikuperueshme edhe pas 35 vitesh nga mbyllja e saj.
“Njerëz, shikoni, ky është helm i lëngshëm, ky po derdhet direkt në lumë. Shikoni ngjyrën e shkëmbinjve, ujin, shikoni këtë. Siç i tha udhërrëfyesi vendas, nuk ka peshk në lumin aty pranë. Tani kemi qenë në minierë dhe po shkojmë me makinë drejt lumit Yaba për të parë efektet e metaleve të rënda që e kanë ndotur këtë lumë. Miliona ton metale të rënda u lëshuan në lumë. Ndoti ujin dhe shkaktoi probleme shëndetësore”, tha ajo në rrëfim.
Fotot tregojnë shkatërrimin ekologjik të natyrës në vetëm 17 vjet. Aktivistja kujtoi se në vitin 1988, banorët shprehën pakënaqësi që natyra e tyre po shkatërrohej dhe ata nuk po bënin fitim dhe se i gjithë fitimi ekonomik shkoi në Papua Guinea e Re.
“Lufta civile në Bougainville është lufta më e gjatë në Paqësor që nga Lufta e Dytë Botërore dhe u shkaktua nga Rio Tinto dhe minierat. Banorët thonë se mbi 25,000 njerëz vdiqën gjatë luftës, ndërsa shifrat ndërkombëtare regjistrojnë nga 15,000 deri në 20,000 njerëz. Krimet e tjera të luftës janë të panumërta, si shpërngulja e banorëve, përdhunimi. Pasojat sociale dhe traumatike janë të mëdha. Banorët votuan për pavarësinë në vitin 2019 dhe aktualisht janë në proces tranzicioni. Ne jemi këtu tani për të dhënë kontributin tonë, në mënyrë që deri në vitin 2027, Bougainville të mos bëhet vendi më i ri në botë”, thotë aktivistja.
Ajo thotë se mbështetja ndërkombëtare është shumë e rëndësishme, sepse nëse Bougainville merr mbështetje për pavarësinë e saj, do të thotë se Rio Tinto nuk mund të kthehet.
“Rio Tinto prej vitesh përballet me padi për pasoja mjedisore, ata akuzohen se kanë shkaktuar luftën që çoi në gjenocidin e këtij populli. Në vitin 2021, Rio Tinto u zotua të paguajë dhe të kryejë një vlerësim të dëmit mjedisor. Ajo që është e rëndësishme të dihet është se në javët e ardhshme ai raport duhet të jetë i disponueshëm për publikun. Shpresoj që kjo të na shërbejë si një mësim dhe se, pas gjithçkaje që kemi kaluar, më në fund do të jemi të bashkuar dhe do të mbrojmë atë që është më e rëndësishmja në fund të ditës – natyrën tonë dhe të drejtën tonë për natyrën. Le të jemi miqtë e natyrës, le të jemi miqtë tanë më të mirë”, tha ajo, duke shtuar se pasojat ndjehen edhe 35 vjet pas mbylljes së minierës.
Kujtojmë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur pro idesë për hapjen e minierës, teksa vendet e BE-së si Gjermania dhe Franca vrapuan me shpejtësi të përfitonin marrëveshje me Beogradin për Litiumin./Danas
Burimi